SHBA i bën thirrje Rusisë që t`i japë fund okupimit të Krimesë

Amerika

SHBA i bën thirrje Rusisë që t`i japë fund okupimit të Krimesë

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 22:29
Uashington

Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzojnë të pranojnë pretendimet e Rusisë për sovranitetin mbi Krimenë e Ukrainës duke i bërë thirrje Moskës t’i japë fund pushtimit të gadishullit.

Kështu tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet e Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe premtojnë të mbajnë këtë politikë deri sa të rivendoset integriteti territorial i Ukrainës”, tha Pompeo në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë që të respektojë parimet për të cilat ka pohuar prej kohësh që do t’i përmbahet dhe t’i japë fund okupimit të Krimesë”.
Krimea është një republikë brenda Ukrainës, të cilën këta të fundit në 2014-tën e shpallën si një territor të përkohshëm të pushtuar nga Rusia.

Që nga aneksimi i Krimesë, qeveria ruse ka rritur praninë e saj ushtarake në këtë rajon. Më herët presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë se një forcë ushtarake ruse do të krijohej atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat