Katër të vrarë me armë zjarri në një banesë në New York

Amerika

Katër të vrarë me armë zjarri në një banesë në New York

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 08:59
Policia

Katër persona, përfshirë një djalë të vogël, janë qëlluar për vdekje në një banesë në New York City.

Dy gra, një burrë dhe djali rreth pesë vjeç, janë gjetur të vdekur. Rreth orës 09:00 të mëngjesit për rastin thuhet se janë thirrur policia dhe emergjenca.

Policia është duke hetuar nëse bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

“Do të marrim dëshmi kudo”, ka thënë Shefi i Departamentit të Hetimeve, Dermot Shea në një konferencë.

“S’do të lëmë gurë pa rrotulluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat