Në pritje të raportit për krijimin e Forcës Hapësinore

Amerika

Në pritje të raportit për krijimin e Forcës Hapësinore

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 21:06
SHBA

Raporti i Pentagonit mbi strukturimin e komponentëve të tij hapësinorë, përfshirë krijimin potencialisht të një Force Hapësinore ose një Korpusi Hapësinor, nuk do t'i dorëzohet Kongresit në kohë, në afatin e parashikuar që është dita e mërkurë.

"Jemi në fazat përfundimtare të koordinimit të raportit për Kongresin" tha dje zëdhënësi i Pentagonit Jamie Davis. "Do ta publikojmë raportin kur ai të jetë i plotë, që sipas parashikimeve tona do të jetë së shpejti".

Presidenti Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht krijimin e një Forcë Hapësinore si një degë e re e ushtrisë që do të ishte "e ndarë, por e barabartë" me ushtrinë, marinën, Forcën Ajrore, Trupat Detare dhe Rojën Bregdetare.

Ligjvënësit në Nënkomisionin e Forcave Strategjike të Dhomës së Përfaqësuesve kanë shprehur interes jo në krijimin e një dege të re, por në krijimin e një Korpusi Hapësinor të ri, brenda Forcës Ajrore.

Raporti u urdhërua nga Kongresi pasi Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis i dërgoi një letër udhëheqësve të Kongresit ku kundërshtonte krijimin e një dege të re ushtarake. Afati i fundit për rishikimin e komponentit hapësinor nga Pentagoni ishte e mërkura, por një zyrtar i tha Zërit të Amerikës se raporti pritet të jetë gati për "disa ditë". Presidenti Trump nuk iu përgjigj një pyetjeje të Zërit të Amerikës mbi vonesat lidhur me raportin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat