Shtëpia e Bardhë: Ne jemi të hapur për bisedime me Kinën

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Ne jemi të hapur për bisedime me Kinën

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 23:13
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se është e hapur për bisedime të mëtejshme me Kinën, në mënyrë që të zgjidhet konflikti tregtar ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.

"Ne kemi pasur më shumë bisedime në nivel të lartë në muajt e fundit dhe ne mbetemi të hapur për negociata të mëtejshme me Kinën", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsey Walters.

Sot zyrtarët kinezë kanë paralajmëruar masa reciproke në importet e SHBA-së në vlerë prej 50 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat