Senati i Argjentinës kundërshton ligjin për legalizimin e abortit - Bota Sot
Senati i Argjentinës kundërshton ligjin për legalizimin e abortit

Amerika

Senati i Argjentinës kundërshton ligjin për legalizimin e abortit

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:17
Senati i Argjentinës

Senati i Argjentinës ka refuzuar projektligjin i cili do të legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzënisë, raporton BBC.

Pas një debati maratonik, 38 senatorë votuan kundër kurse 31 për. Refuzimi i këtij projektligji nënkupton se ligjvënësit duhet të presin një vit për të dërguar përsëri legjislacionin.

Momentalisht aborti në Argjentinë lejohet vetëm në rastet e dhunimit, apo nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Përkrahësit e të dy anëve ishin mbledhur para senatit teksa votimi ishte duke ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...