Përgatitje për përvjetorin e protestave në Sharlotsvill - Bota Sot
Përgatitje për përvjetorin e protestave në Sharlotsvill

Amerika

E martë, 16 tetor 2018

Përgatitje për përvjetorin e protestave në Sharlotsvill

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 20:23
Sharlotsvill

Zyrtarët në shtetin e Virxhinias janë duke u përgatitur për përvjetorin e parë të tubimit të dhunshëm të të bardhëve nacionalistë në qytetin Charlottesville, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Guvernatori Ralph Northam dhe zyrtarët e qytetit njoftuan se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi nga e premtja deri të dielën në Charlottesville dhe në disa pjesë të Virxhinias Veriore jashtë Uashingtonit. Zoti Northam e cilësoi masën si një "mekanizëm administrativ" për të mobilizuar më shpejt burimet, përfshirë Gardën Kombëtare të Virxhinias, në rast shpërthimi të dhunës.

Zyrtari i policisë së shtetit të Virxhinias Gary Settle tha se më shumë se 700 trupa do të jenë në detyrë gjatë fundjavës dhe "plotësisht të përgatitur për të vepruar" për të parandaluar dhunën. Tubimi i quajtur "Bashkimi i së Djathtës" në Charlottesville u organizua në vitin 2017 nga grupet supremaciste të bardha dhe neo-nazistët që protestonin kundër planeve për të hequr një statujë të komandantit të ushtrisë së Konfederatës gjatë Luftës Civile amerikane, Robert E. Lee.

Tubimi tërhoqi kundër-protesta, duke nxitur përplasje mes dy grupeve. Kundër-protestuesja 30-vjeçare Heather Heyer u vra nga një person që e cilësonte veten si supremacist i bardhë, James Alex Fields Jr., i cili sulmoi me makinë një turmë protestuesish. Dy policë të shtetit të Virxhinias, të cilët po monitoronin tubimin, vdiqën në krye të detyrës kur helikopteri i tyre u rrëzua./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test