Zjarret në Kaliforni, mbi 21 mijë të evakuuar - Bota Sot
Zjarret në Kaliforni, mbi 21 mijë të evakuuar

Amerika

E martë, 23 tetor 2018

Zjarret në Kaliforni, mbi 21 mijë të evakuuar

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Temperaturat e larta kanë krijuar shumë vatra zjarri në zonat pyjore të Kalifornisë, të cilat të ndihmuara nga era e fortë kanë përfshirë një zonë të madhe territori, duke kërcënuar edhe shumë zonë të banuara.

Pak ditë më parë zyrtarët në Kaliforni njoftuan se e kishin të pamundur që para shtatorit të ishin në gjendje të kontrollonin zjarrin më të madh në historinë e tyre, që ka djegur tashmë një sipërfaqe në madhësinë e Los Angelos.

Për shkak të zjarreve raportohet se janë evakuuar mijëra persona. Sipas BBC, për shkak të flakëve që kanë ndikuar rajonet Orange County dhe Lake Elsinore është dhënë udhëzim për evakuimin e mbi 21 mijë personave.

Forrest Clark, për të cilin dyshohet se shkaktoi zjarrin që shkatërroi një sipërfaqe prej 77 kilometra katrorë në zonën pyjore në veri të qytetit San Digeo, të martën u nxor në gjykatë.

Zyrtarët pretenduan se Clark ka shkaktuar zjarrin për shkak të armiqësisë që ka pasur me fqinjët për shumë vite. Gjithashtu është bërë e ditur se 10% e zjarrit është marrë nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test