Trump: Dënoj çdo lloj racizmi dhe veprimi me dhunë - Bota Sot
Trump: Dënoj çdo lloj racizmi dhe veprimi me dhunë

Amerika

E martë, 23 tetor 2018

Trump: Dënoj çdo lloj racizmi dhe veprimi me dhunë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:45
Donald Trump

Ndërsa zyrtarët në qytetin amerikan Uashington dhe në shtetin fqinjë, Virginia, marrin masa për përvjetorin e parë të një mitingu të nacionalistëve të bardhë, që përfundoi në dhunë vdekjeprurëse, Presidenti Donald Trump bëri thirrje të shtunën për unitet.

"Duhet të qëndrojmë së bashku si komb. Unë dënoj çdo lloj racizmi dhe veprime me dhunë. Paqe për të gjithë amerikanët!”, - shkroi në Twitter Presidenti, ndërsa ndodhet në klubin e tij të golfit në shtetin e Nju Jersey.

Trump shtoi se ai “ka luftuar” për përmirësimin e jetës për të gjitha pakicat dhe u zotua se “Nuk do të pushoj kurrë së luftuari për të gjithë amerikanët!”.

Përgjigja e presidentit ndaj mitingut të vitit të kaluar në Sharlotsville të Virginias, shkaktoi kritika të mëdha kur ai deklaroi nga dhoma e konferencave për shtyp të Kullës Trump, se “të dyja palët në miting ishin njerëz normalë.”

Në protestën e 12 gushtit të vitit të kaluar, policia e qytetit të Sharlotsvillit, ajo shtetërore dhe Garda Kombëtare ishin të pranishme në statujën ikonë të Gjeneralit të forcave të konfederatës, Robert E. Lee, epiqendra e protestës.

3 Disa ditë pas protestës tragjike, autoritetet mbuluan statujën me një qese të zezë plastike, por sot statuja vazhdon të jetë aty. Megjithatë, janë bërë disa ndryshime, pothuajse gjithë administrata e qytetit të Sharlotsvilit tani është e re.

Universiteti i Virginias reduktoi hyrjen në mjediset e tij në datat 11 dhe 12 gusht, sepse administrata e tij po përpiqet të shmangë protestat e mundshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test