Trump fyen Omarosa, e quan qen

Amerika

Trump fyen Omarosa, e quan qen

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 18:33
Trump dhe Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka fyer ish-bashkëpunëtoren e tij Omarosa Manigualt Newman, duke e quajtur qen.

I pyetur sot nëse ishte e drejtë që presidenti të quajë një femër “qen”, këshilltari i lartë i Trump, Kellyanne Conway, tha se kjo nuk është në rregull.

“Unë mendoj se është e papërshtatshme për njerëzit të thonë se kurrë nuk kam dëgjuar që presidenti të përdorë fjalë të caktuara,” tha ajo.

Si një qytetar privat dhe si një kandidat, Trump në mënyrë rutinore përdori median sociale për të fyer kundërshtarët e perceptuar. Duke i quajtur ata "qen", ai e përdori këtë term për aktorët, udhëheqësit e huaj, figurat e medias, këngëtarët dhe politikanët.

Ndryshe, ish-bashkëpunëtorja e Trump nga Shtëpia e Bardhë ka shkruar një libër në të cilën ajo pretendon se presidenti "hëngri një dokument konfidencial".

Ajo po ashtu thotë se Melanie Trump do të ndahet nga bashkëshorti i saj sapo këtij të fundit t’i skadojë mandati.

Omarosa Newman Menagolt u largua nga Shtëpia e Bardhë në dhjetor të vitit të kaluar, ku punoi si ndihmëse e Trump dhe drejtore e komunikimeve në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat