Tentim-vrasja e Maduros, arrestime të reja në Venezuelë - Bota Sot
Tentim-vrasja e Maduros, arrestime të reja në Venezuelë

Amerika

Tentim-vrasja e Maduros, arrestime të reja në Venezuelë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 21:20
Nicolas Maduro

Dy zyrtarë të lartë ushtarakë janë arrestuar sot në Venezuelë, të dyshuar për pjesëmarrje në përpjekjen për të vrarë presidentin Nicolas Maduro, thanë prokurorët.

Prokurori publik Tarek William Sab tha se numri i të dyshuarve u rrit në 34, duke përfshirë një gjeneral, një kolonel dhe dy parlamentarë që kundërshtonin qeverinë Maduro.

Disa persona u lënduan gjatë atentatit ndaj Maduros javë më parë, ku ai dhe gruaja e tij shpëtuan pa lëndime derisa po merrnin pjesë në një fjalim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...