Donald Trump paditet për shpërdorim uji - Bota Sot
Donald Trump paditet për shpërdorim uji

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

Donald Trump paditet për shpërdorim uji

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 08:31
Një zëdhënës i Organizatës Trump tha se padia ishte politike

Prokurori i Përgjithshëm i Ilinoisit ka paditur “Trump International Hotel & Tower” të Çikagos për thyerjen e ligjeve mjedisore.

Padia e Lisa Madigan thotë se kjo pronë merr miliona litra ujë nga Lumi i Çikagos pa lejet e nevojshme. Për më tepër, prona nuk ka studiuar efektet që ka ky veprim në peshkun e këtij lumi, thotë ajo.

Një zëdhënës i Organizatës Trump tha se padia ishte politike. Në një e-mail të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, zëdhënësja Janet Isabelli tha se organizata ishte “e zhgënjyer” që është ngritur padia, “duke konsideruar se këto gjëra zakonisht trajtohen në nivel administrativ”.

Padia thotë se hoteli merr rreth 75 milionë litra ujë në ditë për ajrin e kondicionuar dhe sistemin e ventilimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test