Argumentet mbyllëse në gjyqin ndaj Manafortit - Bota Sot
Argumentet mbyllëse në gjyqin ndaj Manafortit

Amerika

Argumentet mbyllëse në gjyqin ndaj Manafortit

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:02
Paul Manafort

Të mërkurën priten argumentet mbyllëse të palëve në gjyqin ndaj ish-kreut të fushatës presidenciale të Donald Trumpit, Paul Manafort, i akuzuar për evazion fiskal dhe mashtrime financiare.

Paul Manaforti nuk dëshmoi në proces dhe avokatët e tij nuk thirrën ndonjë dëshmitar gjatë paraqitjes së argumentave mbrojtëse. Nëse shpallet fajtor, zoti Manaforti mund të përballet me një dënim që parashikon një kohë të gjatë burgimi. Muajin e ardhshëm ai pritet gjithashtu të dalë përpara gjykatës për akuza të tjera të lidhura me këtë çështje.

Rasti ka shfaqur interes të veçantë në Shtetet e Bashkuara pasi është gjyqi i parë i prokurorëve të posaçëm në hetimin e tyre të zgjeruar lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ata po hetojnë nëse punonjës të fushatës elektorale të zotit Trump kanë bashkëpunuar me Rusinë për ta ndihmuar atë të fitojë zgjedhjet dhe nëse zoti Trump, pas marrjes së detyrës si president, ka penguar drejtësinë duke u përpjekur të pengojë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...