Çështja e Paul Manafortit, ish menaxherit të fushatës Trump - Bota Sot
Çështja e Paul Manafortit, ish menaxherit të fushatës Trump

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

Çështja e Paul Manafortit, ish menaxherit të fushatës Trump

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:33
Paul Manafort

Një juri gjyqtarësh nisi të enjten shqyrtimin e argumenteve të akuzës dhe palës mbrojtëse për të marrë vendim nëse ish-kryetari i fushatës presidenciale të zotit Trump, Paul Manafort është fajtor për evasion fiskal dhe mashtrim financiar.

Të mërkurën palët paraqitën argumentet mbyllëse. Prokuroria argumentoi se jeta luksoze e zotit Manaforti ishte "e mbushur me gënjeshtra". Prokurori Greg Andres i tha jurisë se "Paul Manafort gënjente në mënyrë që të fitonte sa më shumë para".

Por avokati mbrojtës Richard Westling tha se qeveria nuk arriti të provojë që zoti Manaforti ishte "fajtor përtej një dyshimi të arsyeshëm", standardi për t’u dënuar sipas sistemit ligjor amerikan. Zoti Westling sulmoi dëshmitarin kyç të prokurorisë, ish-nënkryetarin e fushatës presidenciale të zotit Trump, Rick Gates, duke e quajtur atë gënjeshtar dhe hajdut.

Paul Manafort akuzohet për fshehje të miliona dollarëve në llogari jashtë vendit, të fituara si rezultat i lobimit për ish-udhëheqësin ukrainas Viktor Janukoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test