Këto shtete amerikanët i konsiderojnë si aleatët e tyre më të ngushtë

Amerika

Këto shtete amerikanët i konsiderojnë si aleatët e tyre më të ngushtë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:17
Grafiku

Turqia është shembulli më i fundit i z.Trump sa i përket marrëdhënieve të tensionuara. Duke premtuar të jetë “i ashpër” me diplomacinë e tij, presidenti ka shqetësuar disa nga aleatët më të ngushtë të vendit të tij dhe ka kërkuar të ndërtojë ura me disa prej armiqve të tij të shpallur.

Cfarë efekti ka stili i zhurmshëm i zotit Trump në perceptimet e zakonshme të amerikanëve se kush është në anën e tyre dhe kush nuk është?

YouGov, një sondazh, ka kërkuar një mostër përfaqësuese të amerikanëve, në emër të The Economist, për të vlerësuar vendet e caktuara se kë e vlerësojnë ata aleat miqësor dhe kë jo-miqësor.

Pavarësisht zhurmave të kohëve të fundit në marrëdhëniet me kryeministren Theresa May, Britania konsiderohet të jetë aleati më i afërt i Amerikës, ku amerikanët e vlerësojnë atë “aleat” dhe “mik”.

Kanadaja, Japonia, Gjermania dhe Izraeli renditen tutje, të vendosur në zonën miqësore. Një hendek i zgjerimit partiak tregon se zoti Trump ka pasur njëfarë ndikimi mbi mbështetësit e tij – republikanët tani shohin Kanadanë dhe Gjermaninë më pak miqësore, ndërsa Izraelin më miqësor, ndryshe nga demokratët, por dallimet mbeten modeste.

Ndarja më e madhe në marrëdhëniet e jashtme është e rezervuar për fqinjin jugor të Amerikës. Demokratët e shohin Meksikën si mesatarisht “miqësorë”, ndërsa republikanët e shohin atë me indiferencë.

Ngjashëm, marrëdhëniet me Kinën, Iranin dhe Rusinë janë tensionuar gjatë presidencës së zotit Trump. Si rezultat, amerikanët i shohin këto vende si disi më miqësore. Republikanët janë më të paqëndrueshëm për të gjitha këto vende sesa demokratët, me përjashtim të Rusisë, kreun e të cilit Z. Trump është përpjekur t’a “joshë” së fundmi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat