Senatori amerikan John McCain ndërpret mjekimin ndaj kancerit

Amerika

Senatori amerikan John McCain ndërpret mjekimin ndaj kancerit

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:01
John McCain

Familja e senatorit amerikanë, John McCain, ka njoftuar se ai ka vendosur që t`i jap fund mjekimit për sëmundjen më të cilën është duke u përballur për më shumë se një vit.

" John ka tejkaluar pritjet për mbijetesën e tij. Përparimi i sëmundjes e ka shtyrë që të marr këtë vendim," thuhet në deklaratën për media të familjës McCain. "Me forcën e tij të, ai tani ka zgjedhur të ndërpresë trajtimin mjekësor".

Për më tepër, në deklaratën familja McCain falëndëron të gjithë për mbështetjen dhe shqetësimin për senatorin, shkruan "Bota sot".

“Familja jonë është jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen dhe mirëdashjen e të gjithë kujdestarëve të tij gjatë vitit të kaluar. Për shqetësimin dhe dashurinë nga shumë miq dhe bashkëpunëtorë të John dhe mijëra njerëz që e mbajnë atë me lutjet e tyre. Zoti ju bekoftë dhe ju falënderoj të gjithëve", thuhet nw deklaratwn e familjes McCain.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat