Detaje të reja nga sulmi në Florida, ku u plagos një shqiptar - Bota Sot
Detaje të reja nga sulmi në Florida, ku u plagos një shqiptar

Amerika

Detaje të reja nga sulmi në Florida, ku u plagos një shqiptar

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:58
Florida

(E plotësuar)- Një ngjarje tragjike ndodhi natën e mbrëmshme në Florida.

Sipas njoftimeve të fundit të policisë thuhet se David Katz, 24 vjeç vrau veten dhe dy të tjerë duke lënë të plagosur edhe 11 persona pas të shtënave në një kompleks në Jacksonville të Floridas.

Ndërkohë në rrjetet sociale nga miqtë e tyre dy persona janë identifikuar si personat e vrarë e që thuhet të jenë: Taylor ‘SpotMePlzzz’ Robertson, 27 vjeç nga Ballard-Virginia dhe Eli ‘Trueboy’ Clayton, 22 vjeç nga Woodland Hills në Kaliforni.

Por policia ende nuk ka konfirmuar identitetin e viktimave por që sipas tyre janë të shumta atributet e thurura për personat e cekur më lartë, nga miqtë e tyre në rrjetet sociale.

Një zyrtar i lartë i hetuesisë ka thënë se  njeriu i armatosur vrau veten me një pistoletë që kishte pamje ‘laser’.

Shumë nga të plagosurit janë duke qëndruar të shtirë në spital përderisa bëhet e ditur se makina e të dyshuarit u kap nga policia prapa skenës.

Rreth 150 lojtarë garuan në konkurs për një çmim prej 5 mijë dollarësh dhe fituesi parashihej të shkonte në një turne në Las Vegas për të fituar një çmim prej 125 mijë dollarësh.

Një nga lojtarët që kishte mposhtur Katz në turne ka deklaruar se Katz ishte duke vepruar çuditshëm të dielnë dhe po mbante të veshura rrobat që kishte veshur nj ditë më parë.

Katz ishte pjesë e lojërave kompjuterike dhe në shkurt të vitit 2017 kishte fituar kampionatin Madden në Buffalo-Nju Jork.

Ndryshe i plagosur mbrëmë mbeti edhe një 19 vjeçar shqiptarë.

Një shqiptar i plagosur nga të shtënat në Florida

Një shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ka ndodhur Jacksonville Landing të Floridas, të dielën mbrëma, gjatë turneut të lojërave online – Madden.

Lojtari i videolojërave nëpërmjet Twitter ka thënë se sot ishte dita më e keqe e jetës së tij. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

“Jam me fat. Plumbi më goditi gishtin e madh të dorës”, tha 19 vjeçari.

Gjoka i cili ishte pjesëmarrës në lojra tha se tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se nuk do të kthehet më kurrë.

Ndërkohë deri më tani janë konfirmuar katër persona të vrarë.

Image

Reuters raportoi se njëri nga të dyshuarit është gjetur i vdekur në skenën ku kanë ndodhur të shtënat në masë në Florida.

Katër të vdekur e dhjetë të lënduar nga të shtënat me armë në Florida

Katër të vdekur kanë mbetur e dhjetë të tjerë janë lënduar nga të shtënat në masë që ka ndodhur Jacksonville Landing të Floridas, të dielën mbrëma, shkruan Daily Mail.

News4Jax raporton se rasti ka ndodhur gjatë turneut të lojërave online – Madden.

“Të shtëna në masë në Jacksonville Landing. Rrini larg nga zona, ajo nuk është e sigurt tani”, thuhet në një postim në Tëitter të Zyrës së Policisë së Jacksonville.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test