Trump: Finalizohet marrëveshja tregtare me Meksikën - Bota Sot
Trump: Finalizohet marrëveshja tregtare me Meksikën

Amerika

Trump: Finalizohet marrëveshja tregtare me Meksikën

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:47
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot arritjen e një marrëveshje tregtare me Meksikën, në kuadër të rishikimit të Paktit të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), që do të përfshijë edhe Kanadanë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme në aspektin tregtar’’, pohoi presidenti në Zyrën Ovale, duke shtuar se kjo është vërtetë një marrëveshje shumë e mirë për dy vendet tona, shkruan ATSH.

Kanadaja gjithashtu nënshkruese e marrëveshjes së vitit 1994, nuk mori pjesë në këtë fazë të negociatave, por pritet t’i bashkohet tryezës së bisedimeve menjëherë pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis Meksikës dhe SHBA-së.

Në Zyrën ovale, në prani të ministrit meksikan të Ekonomisë, Ildefonso Guajardo atij të Punëve të Jashtme, Luis Videgaray, dhëndrit të tij Jared Kushner dhe ambasadorit amerikan për Tregtinë, Robert Lighthizer, Donald Trump u shpreh se negociatat me Otavën, partnerin e tretë të NAFTA-s, do të nisin së shpejti.

“Do të njoftoj shumë shpejt kryeministrin e tyre”, pohoi Trump, por la të kuptohejë se SHBA-ja ishte gati të nënshkruante vetëm një marrëveshje dypalëshe me Kanadanë, në vend të një pakti tripalësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...