Mattis kritikon rolin e Rusisë në luftën civile në Siri - Bota Sot
Mattis kritikon rolin e Rusisë në luftën civile në Siri

Amerika

Mattis kritikon rolin e Rusisë në luftën civile në Siri

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 20:26
Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis po kritikon ashpër rolin e Rusisë në luftën civile të Sirisë, ndërsa Departamenti i Shtetit po i bën presion Moskës që të ndalë përdorimin e armëve kimike nga regjimi sirian kundër popullit të tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, sjell hollësitë.

Kanë kaluar shtatë vjet nga fillimi i luftës në Siri, dhe ende nuk ka shenja të përfundimit të saj.

Kjo është kryesisht për shkak se Rusia ka mbështetur qeverinë brutale të presidentit sirian Bashar al-Assad, tha Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis për gazetarët të martën.

"Ata nuk kanë punë atje dhe qëllimi ynë është që të lëvizim çështjen e luftës civile të Sirisë në procesin e Gjenevës në mënyrë që populli sirian të krijojë një qeveri të re që nuk udhëhiqet nga Assadi".

Ndërsa rebelët luftojnë me trupat siriane të mbështetura nga Rusia dhe Irani në perëndim të vendit, Shtetet e Bashkuara po mbështesin forcat që po luftojnë kundër Shtetit Islamik në lindje.

Por ushtria amerikane nuk ka qëndruar krejtësisht jashtë luftës civile në Siri. Presidenti Trump ka urdhëruar dy herë goditjen e forcave siriane në përgjigje të sulmeve me armë kimike ndaj civilëve.

Dhe pasi Rusia la të kuptohej se mund të ketë ndodhur një sulm tjetër me klor këtë javë, Mattis e bëri të qartë se asnjë sulm kimik nuk do të tolerohej në Siri.

"Unë do t'ju siguroj se Departamenti i Shtetit kohët e fundit ka qenë në komunikim aktiv me Rusinë për t'i angazhuar ata në parandalimin e kësaj."

Duke marrë parasysh që Shteti Islamik po ndeshet me vështirësi në kontrollimin e më pak se dy për qind të territorit që dikur e kontrollonte

në rajon, Presidenti Trump më parë këtë vit bëri thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

"Ka ardhur koha. Ne ishim shumë të suksesshëm kundër ISIS-it. Ne do të jemi të suksesshëm ushtarakisht kundër çdokujt, por nganjëherë vjenë koha për t'u kthyer në shtëpi dhe ne jemi duke menduar për këtë shumë seriozisht".

Por Mattis tha se ka ende punë për t'u bërë, përfshirë mposhtjen e Shtetit Islamik në Luginën e Lumit të Eufratit dhe trajnimin e forcave lokale për të marrë në dorë plotësisht sigurinë e tyre.

"Nëse vendasit do të jenë në gjendje të kujdesen për sigurinë, padyshim që atëherë ne mund të reduktojmë trupat tona në përputhje me aftësinë e tyre për të parandaluar kthimin e ISIS-it, por kjo varet edhe nga gjetja një zgjidhjeje për problemet e krijuara nga Asadi".

Kjo zgjidhje, shtoi ai, duhet të vijë nga populli sirian përmes procesit të paqes së Gjenevës të drejtuar nga OKB-ja, i cili deri më tani nuk ka arritur të ndalë dhunën apo të krijojë një qeveri të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...