Uashingtoni akuzon Moskën se po mbron sulmin sirian kundër Idlebit

Amerika

Uashingtoni akuzon Moskën se po mbron sulmin sirian kundër Idlebit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 20:46
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi sot homologun e tij rus, Serguei Lavrov se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut, të mbështetur nga Rusia, kundër bastionit të fundit të madh rebel në Idleb, në Siri.

“Serguei Lavrov mbron sulmin sirian dhe rus kundër Idlebit”, deklaroi ai në “Twitter”.

“SHBA-ja e konsideron se bëhet fjalë për një përshkallëzim në një konflikt që është shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

“Tre milionë sirianët që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që janë aktualisht në Idleb do të vuajnë këtë agresion. Kjo nuk është diçka e mirë. Bota po ju shikon”, paralajmëroi shefi amerikan i diplomacisë.

SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar kohët e fundit Asadin dhe Moskën se nuk do të lënë të pandëshkuar përdorimin e armëve kimike nga regjimi, në rast të një ofensive në Idleb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat