Uragani Florence kërcënon Bregun Lindor të SHBA-së - Bota Sot
Uragani Florence kërcënon Bregun Lindor të SHBA-së

Amerika

Uragani Florence kërcënon Bregun Lindor të SHBA-së

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:20
Ilustrim

Autoritetet urdhëruan evakuime të popullsisë pasi Bregu Lindor i Shtetetve të Bashkuara pritet të përfshihet nga uragani Florence, që mund të jetë stuhia më e fuqishme që godet rajonin në dy dekada.

Karolina e Jugut, Karolina e Veriut dhe Virxhinia shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Zyrtarët thanë se Florence është tani stuhi e kategorisë tre, me erëra rreth 183 kilometra në orë, që po fiton fuqi.

Ajo pritet t'i godasë dy Karolinat të enjten.

Florence mund të arrijë kategorinë katër, pasi po tërheq forcë nga ujërat e ngrohta të Atlantikut, thanë parashikuesit e motit.

Kjo do të jetë stuhia e parë e kategorisë së tretë që godet rajonin qëkur Fran ka shkatëruar Karolinën e Veriut më 1996.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Florence mund të sjellë nivele katastrofike të shiut dhe përmbytje në rajonet bregdetare dhe kontinentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...