Përgatitjet për uraganin Florence - Bota Sot
Përgatitjet për uraganin Florence

Amerika

Përgatitjet për uraganin Florence

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 17:57
Parashikuesit e motit mendojnë se stuhia do të forcohet akoma më shumë sot ose nesër.

Në tre shtete lindore amerikane qytetarët janë urdhëruan të evakuohen në pritje të uraganit Florence që parashikohet të sjellë shira dhe erëra shkatërrimtare.

Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se pret që Florence të godasë tokën në Karolinën e Veriut ose të Jugut, të enjten vonë deri të premten, si "një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme".

Fjala është për një uragan të Kategorisë 4 me erëra maksimale prej 220 kilometra në orë. Parashikuesit e motit mendojnë se stuhia do të forcohet akoma më shumë sot ose nesër.

Një stuhi e kategorisë 4 zakonisht sjell erëra të tilla që shkatërrojnë çati dhe çrrënjosin pemë, duke sjellë ndërprerje të mëdha të energjisë dhe duke bërë të pabanueshme zona të tëra për javë ose muaj.

Përveç kësaj, parashikuesit e motit presin që uragani Florence të sjellë 38 deri në 50 centimetra shi në zonat ku do të kalojë.

Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster urdhëroi një evakuim të të gjithë bregdetit të këtij shteti. Ai parashikon se rreth një milion njerëz do të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...