Orët e fundit para forcës goditëse të uraganit monstër “Florence” - Bota Sot
Orët e fundit para forcës goditëse të uraganit monstër “Florence”

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Orët e fundit para forcës goditëse të uraganit monstër “Florence”

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:11
Qendra e Uraganëve parashikon që stuhia të prekë bregdetin gjatë së shtunës me erëra prej 130 km në orë, por me reshje që shkojnë deri në 50-75 cm dhe dallgë prej afro 4 metrash lartësi.

Numërimi mbrapsht i orëve për t’iu larguar gjurmës së parashikuar të uraganit “Florence”, një stuhi “monstër” që pritet të godasë një rajon prej mbi 10 milionë banorësh me forcën e saj shkatërrimtare, po shkon drejt fundit teksa distanca e superstuhisë me tokën amerikane në bregdetin juglindor po zerohet me shpejtësi.

Parashikuesit e motit thonë se shpejtësia e erërave të furishme ka rënë nga rreth 225 km në orë deri në 110 km në orë, duke e reduktuar atë nga një stuhi të kategorisë së katërt në një stuhi të kategorisë së dytë. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se “Florence” ka një fushëveprim gjithnjë e më në zgjerim të erërave, duke rritur kështu rrezikun e baticave të fuqishme detare, për ta kthyer “Florence” në ekstremisht të rrezikshëm.

Parashikimi më optimist i Qendrës Kombëtare të Uraganëve ishte që “Florence” të prekte tokën pasditen e së premtes, në vijën bregdetare të dy Karolinave, të Veriut dhe të Jugut, e më pas të vijojë rrugëtimin e saj me rreshje të dendura dhe me një potencial katastrofik përmbytjesh, që rrezikojnë shtëpitë, bizneset dhe fermat e amerikanëve.

Rreth 5.25 milionë njerëz jetojnë në zonat ku pritet të kalojë uragani, ndërsa 4.9 milionë të tjerë jetojnë në vendet e mbuluara nga paralajmërimet mbi stuhinë tropikale, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Zyrtari i meteorologjisë, Jeff Masters tha se “Florence” mund të godasë fillimisht si një uragan i kategorisë së parë, me shpejtësi erërash prej të paktën 160 km në orë, por edhe kjo mjafton që të shkaktohen të paktën një miliard dollarë dëme. “Uji vret më shumë njerëz në një situatë uragani, sesa era, ndaj është ende ekstremisht e rrezikshme si stuhi, pasi mund të sjellë përmbytje si pasojë e dallgëve të larta”, tha ai.

Qendra e Uraganëve parashikon që stuhia të prekë bregdetin gjatë së shtunës me erëra prej 130 km në orë, por me reshje që shkojnë deri në 50-75 cm dhe dallgë prej afro 4 metrash lartësi.

Presidenti Donald Trump mbrojti gatishmërinë e qeverisë dhe nxiti njerëzit të largohen nga gjurma e parashikuar e stuhisë. “Nuk mund të bësh lojëra me të tillë stuhi, është realisht shumë e fuqishme”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë.

Ende nuk ka një shifër zyrtare sesa njerëz janë zhvendosur, por thuhet se më shumë se 1.7 milionë banorë nga dy Karolinat dhe Virxhinia janë paralajmëruar të evakuohen. Linjat ajrore kanë anuluar rreth 1.000 fluturime dhe priten edhe më shumë të tilla. Ndërkohë, qendra të mëdha emergjencash janë ngritur me gjeneratorë, të rrethuar nga thasë rëre, e me rezerva ushqimore të mjaftueshme për periudhën para dhe pas stuhisë.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test