Manafort pranon të bashkëpunojë me Muellerin

Amerika

Manafort pranon të bashkëpunojë me Muellerin

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:04
Paul Manafort

Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, ra dakord të bashkëpunojë me një hetim për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, më 2016, pasi e pranoi fajin e tij.

Manafort u deklarua të premten fajtor për dy akuza penale, të ngritura nga zyra e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse.

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Qarkut në Uashington, Manafort e pranoi fajin për akuzën për konspiracion kundër SHBA-së dhe akuzën për konspiracion për të penguar drejtësinë.

Marrëveshja shmang një gjyq të dytë për pastrimin e parave dhe akuza të tjera.

Manafort, muajin e kaluar, u dënua në tetë akuza për mashtrim, mashtrim bankar dhe moszbulim të llogarive bankare.

Shtëpia e Bardhë tha se pranimi i fajit nuk ka të bëjë fare me presidentin Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat