SHBA redukton ndjeshëm pranimin e refugjatëve - Bota Sot
SHBA redukton ndjeshëm pranimin e refugjatëve

Amerika

SHBA redukton ndjeshëm pranimin e refugjatëve

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 09:17
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, propozoi zvogëlim të ndjeshëm të numrit të refugjatëve që do të lejohen në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se numri i tyre do të jetë 30,000, pavarësisht thirrjeve të grupeve humanitare se edhe kufizimi në 45,000 gjatë vitit 2018 ka qenë i ulët.

Administrata Trump është shprehur vazhdimisht kundër pranimit të refugjatëve dhe migrantëve të tjerë.

"Politika e përmirësuar e kësaj administrate për refugjatët i shërben interesit kombëtar të SHBA-së dhe zgjeron kapacitetin tonë për t'iu ndihmuar atyre në nevojë në gjithë botën", tha përmes një deklarate Pompeo.

Për krahasim, administrata e paraardhësit të Trumpit, Barack Obama, ka lejuar 85,000 refugjatë në vitin e fundit të tij në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...