Trump pro zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

Amerika

Trump pro zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:47
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh sot në favor të një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, duke u shprehur i bindur se palestinezët do të rikthehen në tavolinën e negociatave.

Gjatë një deklarate në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme vjetore në OKB në Nju-Jork, ai shtoi se “administrata e tij do të jetë në gjendje që të japë një plan paqeje për rajonin në dy, tre ose katër muaj”.

Kjo është hera e parë që Donald Trump shprehet në favor të një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat