Kavanough merr konfirmimin për ta drejtuar Gjykatën Supreme

Amerika

Kavanough merr konfirmimin për ta drejtuar Gjykatën Supreme

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:25
Brett Kavanough

Pas një debati të gjatë, kandidati i presidentit amerikan për Gjykatën Supreme, Brett Kavanough, ka marrë konfirmimin e Komitetit të Senatit për Drejtësi.

Vendimi pason dëshminë dramatike të gjyqtarit Kavanaugh dhe Christine Blasey Ford, e cila e ka akuzuar atë për sulm seksual.

Gjyqtari Kavanaugh i përlotur e mohoi se e kishte sulmuar atë ose ndokënd. E gjatë seancës të së premtes pati edhe incidente, pasi disa qytetarë u arrestuan në kohën e debatit.

Ndërsa presidenti Donald Trump i ka kërkuar Senatit që të miratojë kandidatin e tij. Ky votim pritet javën e ardhshme. Përndryshe, republikanët aktualisht kanë një shumicë prej 51-49, por rezultati nuk është i sigurt, pasi disa senatorë në të dyja anët janë të pavendosur. Gjykata Supreme e jep fjalën e fundit për çështjet më të ndjeshme, ndërsa Trumpi kërkon që ta ketë shumicën aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat