Ambasada e SHBA - Palestinezët padi në Gjykatën e OKB-së

Amerika

Ambasada e SHBA - Palestinezët padi në Gjykatën e OKB-së

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:33
Autoriteti autonom palestinez kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së të largojë ambasadën amerikane nga Jeruzalemi. Juridikisht procesi mund të ketë sukses, por në politikën reale kjo nuk sjell ndryshime.

Palestinezët kanë kërkuar ngritjen e një padie në Gjykatën Ndërkombëtare kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Ramallah. Instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara konfirmoi iniciimin e një procesi, pro nuk datë për seancën dëgjuese. Autoriteti autonom palestinez kërkon që gjykata të udhëzojë SHBA të largojë përfaqësinë e saj diplomatike nga Jeruzalemi.

Pala palestineze mbështetet në akuzën e saj në konventën e Vjenës 1961, që rregullon marrëdhëniet diplomatike mes shteteve. Në bazë të saj, ambasada duhet të jetë në territorin e vendit pritës. Për shkak të statusit të veçantë të Jeruzalemit, sipas autoritetit palestinez, "zhvendosja e ambasadës së SHBA në Izrael drejt Jeruzalemit është një shkelje e konventës së Vjenës". Procedura mund të zgjasë me vite.

Që nga zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem, palestinezët e bojkotojnë qeverinë amerikane duke deklaruar, se SHBA është diskualifikuar si ndërmjetësuese neutrale në konfliktin e Lindjes së Mesme. SHBA në muajt e fundit shkurtuan miliona ndihma humanitare për UNRWA-n, organizatën humanitare të OKB-së për palestinezët. Trump kërkon të kthejë me këtë palestinezët në tryezën e bisedimeve me Izraelin./dw

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat