ICJ: Uashingtoni t’i jap fund sanksioneve kundër Iranit në produktet humanitare

Amerika

ICJ: Uashingtoni t’i jap fund sanksioneve kundër Iranit në produktet humanitare

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:29
Foto

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) urdhëroi sot SHBA-në që t’i jap fund sanksioneve kundër Iranit që prekin importimin e produkteve të nevojshme për qëllime humanitare.

“Gjykata njoftoi, njëzëri, se SHBA-ja duhet, nëpërmjet zgjedhjes së tyre, të eleminojnë çdo pengesë që masat e shpallura më 8 maj 2018 shkaktojnë ndaj eksportimit të lirë drejt Iranit të medikamenteve, të materialeve shëndetësore, ushqimeve dhe produkteve bujqësore”, deklaroi Abdulqawi Ahmed Yusuf, gjyqtar dhe presidenti i Gjykatës me seli në Hagë, shkruan ATSH.

Vendimi i ICJ-së, institucioni më i lartë gjyqësor i OKB-së, përmend gjithashtu edhe “pjesët e këmbimit të nevojshme për sigurinë e aviacionit civil”.

“Sanksionet e rivendsura nga Donald Trump kundër Iranit, që përfshijnë edhe kufizime për importimin dhe blerjeve të nevojshme për qëllime humanitare (…) rrezikojnë të dëmtojnë rëndë shëndetin dhe jetën e personave që gjenden në territorin iranian”, njoftoi Gjykata./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat