Tentoi të helmonte Trumpin dhe Mattisin, arrestohet veterani

Amerika

Tentoi të helmonte Trumpin dhe Mattisin, arrestohet veterani

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:32
William Clyde Allen

Autoritetet amerikane kanë arrestuar personin që dërgoi letrat me pluhurin e rrezikshëm për presidentin Donald Trump dhe sekretarin e mbrojtjes James Mattis.

Ai është William Clyde Allen, 39 vjeç, një veteran i marinës ushtarake amerikane. Ky i fundit pas arrestimit pranoi se kishte dërguar letrat e rrezikshme.

Megjithatë nuk ka bërë të ditur arsyet e veprimit të tij.

Hetues në Jutah, që kanë bashkëpunuar me Byronë Federale të Hetimit kanë thënë se zarfet me helm të fortë toksik “Recin” ishin postuar javën e kaluar për 4 zyrtarë të lartë të SHBA’ve, përfshirë presidentin Trump.

Autoritetet shprehen gjithashtu se, letrat u kapën përpara se të shkonin në destinacionet e tyre.

Nëse do të ndodhte e kundërta, do t’i shkaktonte të prekurit dëmtime të rënda deri në vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat