Kavanaugh, i sigurtë drejt Gjykatës Supreme. Senati e konfirmon sot

Amerika

Kavanaugh, i sigurtë drejt Gjykatës Supreme. Senati e konfirmon sot

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:07
Brett Kavanaugh

Vendi i Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme duket tashmë i sigurtë, pasi ai fitoi mbështetjen e senatorëve kyçë, pavarësisht një hetimi të FBI-së mbi akuzat për agresione seksuale.

Senatorja republikane, Susan Collins, dhe ai demokrat, Joe Manchin, lanë të kuptohej se do ta mbështesnin gjykatësin.

Konfirmimi i Kavanaugh do të ndryshonte balancat në Gjykatën e Lartë amerikane në favor të konservatorëve. Gjykata ka fjalën e fundit në një numër çështjesh, që variojnë që nga aborti e deri te kontrolli i armëve.

Një votë finale, nëse gjykatësi Kavanaugh do t’i bashkohet panelit prej 9 anëtarësh, është planifikuar të mbahet sot.

Nëse konfirmohet, pozicioni është i përjetshëm. Disa orë para se senatorët e pavendosur të bënin publik qëndrimin e tyre, Senati amerikan e kaloi me vështirësi të nominuarin e Donald Trump drejt fazës së votimit final.

Votimi procedurial i së premtes, me 51 vota pro dhe 49 kundër, ishte një test për mbështetjen e të nominuarit, që është përballur me akuza për sjellje të gabuar seksuale nga 3 gra, përfshirë pedagogen Christine Blasey Ford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat