Brazilianët votojnë në zgjedhjet presidenciale

Amerika

Brazilianët votojnë në zgjedhjet presidenciale

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:28
Brazil

Brazilianët po votojnë sot për presidentin e ri të vendit.

Zgjedhjet në vendin me ekonominë më të madhe në Amerikën Latine, pasojnë një nga skandalet e korrupsionit politik më masive në histprinë e Amerikës Latine.

Në një zhvillim të paprtitur, Jair Bolosonaro, i së djathtës së skajshme është në krye të kandidatëve. Ai është një ish-kapiten i ushtrisë që ka vlerësuar diktaturën ushtarake të dikurshme të vendit, dhe ka ofenduar gratë dhe komunitetit LGBT, si edhe popullsinë me ngjyrë dhe indigjene të vendit. Pikëpamjet e tij kanë bërë që ta quajnë “Trumpi tropical”. Ai ka premtuar gjithashtu masa të forta ndaj krimit, duke zbutur kontrollin mbi forcat e policisë të Brazilit që edhe pa këtë zbutje kanë qenë shumë të ashpra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat