Aksident tragjik në Nju Jork, përplaset limuzina me dasmorë, 20 të vdekur - Bota Sot
Aksident tragjik në Nju Jork, përplaset limuzina me dasmorë, 20 të vdekur

Amerika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Aksident tragjik në Nju Jork, përplaset limuzina me dasmorë, 20 të vdekur

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 06:10
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Schoharie, New York State

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Schoharie, New York State, ku të paktën 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani.

Një limuzinë që transportonte një delegacion drejt një dasme u përplas me një automjet tjetër për arsye që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet policore. Sipas disa dëshmitarëve, limuzina po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Përplasja ndodhi në kryqëzimin e “State Route 30” dhe “State Route 30A” në qarkun e Schoharie, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit të shtetit Albany.

Sipas Neë York Post, një pjesë e të ftuarve në dasmë ndodhej në limuzinë. Përplasja me automjetin tjetër, për policinë e Nju Jorkut, ndodhi rreth orës 13.55 lokale të shtunën.

“Albany Times Union” njofton se limuzina është bllokuar duke përfunduar në parkingun e mbipopulluar të një restoranti, kafene “Apple Barrel”, ku është përplasur me disa kalimtarë. Nuk është e qartë se sa nga viktimat ishin brenda dy automjeteve të përfshira dhe sa kalonin në këmbë.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test