Trump konfirmon dorëheqjen e ambasadores Nikki Haley

Amerika

Trump konfirmon dorëheqjen e ambasadores Nikki Haley

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:29
Donald Trump dhe Nikki Haley

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi sot dorëheqjen e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, të cilën e kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo ka bërë një punë fantastike. Ajo do të largohet në fund të vitit. Më ka thënë para gjashtë muajsh, se ajo kërkon të bëjë një pushim”, deklaroi Trump.

Haley nga ana e saj garantoi se ajo nuk do të jetë kandidate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke mohuar shumë zëra në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat