Florida goditet nga uragani Michael, më i keqi në 100 vjet - Bota Sot
Florida goditet nga uragani Michael, më i keqi në 100 vjet

Amerika

E martë, 16 tetor 2018

Florida goditet nga uragani Michael, më i keqi në 100 vjet

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:43
Florida

Uragani Michael - stuhi e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë - zbarkoi në rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia preku tokën pranë Plazhit Meksiko.

Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për "shkatërrim të paimagjinueshëm", duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet.

Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve, përcjell REL.

Stuhia pritet të lëvizë shpejt drejt Bregut Lindor të SHBA-së, duke shkaktuar shira në rajone që tashmë janë goditur rëndë nga uragani Florence, muajin e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test