Uragani Michael shkatërron hotelin, copat e tij bien mbi makinë - Bota Sot
Uragani Michael shkatërron hotelin, copat e tij bien mbi makinë

Amerika

E mërkurë, 24 tetor 2018

Uragani Michael shkatërron hotelin, copat e tij bien mbi makinë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Uragani Michael është më i fuqishmi ndonjëherë që goditi në veri-perëndim të Floridës.

Stuhia e madhe përmbyti vendin, duke mbuluar shtëpinë e shkatërruar çdo gjë që i doli përpara.

Pjesë të një hoteli u shembën në Panama City pasi uragani përfshiu vendin të mërkurën dhe copa të saj ranë mbi një makinë duke thyer xhamin.

Nuk raportohet të ketë viktima në makinë.

Guvernatori i Florida, Rick Scott, paralajmëroi për "shkatërrimin e paimagjinueshëm", duke thënë se do të ishte stuhia më e keqe në 100 vjet.

Michael thuhet se vrau të paktën 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador.

Më shumë se 370,000 njerëz në Florida u urdhëruan të evakuohen, por zyrtarët besojnë se shumë e injoruan paralajmërimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test