Shteti i Uashingtonit shpall dënimin me vdekje antikushtetues - Bota Sot
Shteti i Uashingtonit shpall dënimin me vdekje antikushtetues

Amerika

E premte, 19 tetor 2018

Shteti i Uashingtonit shpall dënimin me vdekje antikushtetues

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:19
Foto

Gjykata supreme e Shtetit të Uashingtonit shpalli sot dënimin me vdekje si antikushtetues.

Gjyqtarët lokalë vlerësojnë se ajo është aplikuar në mënyrë “arbitrare” dhe “raciste”.

Shteti i Uashingtonit, që ndodhet në veriperëndim të SHBA-së, që nuk ka aplikuar asnjë ekzekutim që prej vitit 2010, bëhet kështu shteti i 20 ku ndalohet dënimi kapital, shkruan ASTH.

“Dënimi me vdekje nuk është antikushtetues në vetvete, por ai shfuqizohet sepse aplikohet në mënyrë arbitrare dhe me një paragjykim racist”, vlerësoi gjykata në një vendim të dhënë njëzëri.

“Përdorimi i saj ndryshon sipas vendit të krimit, vendit të rezidencës, burimeve buxhetore (të gjykatave) dhe racës së të akuzuarit”, shkruajnë gjyqtarët në këtë deklaratë.

“Ashtu sikurse aplikohet në shtetin tonë, ajo nuk përmbush asnjë qëllim legjitim në vetvete. Pra, ajo shkel Kushtetutën”, përfundojnë gjyqtarët, para se të konvertojnë në dënime me burgim të përjetshëm të gjitha dënimet kapitale të shpallura në shtetin e Uashingtonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test