Çështja Kavanaugh dhe zgjedhjet e mesit të mandatit - Bota Sot
Çështja Kavanaugh dhe zgjedhjet e mesit të mandatit

Amerika

E diel, 21 tetor 2018

Çështja Kavanaugh dhe zgjedhjet e mesit të mandatit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 19:15
Brett Kavanaugh

Më pak se katër javë para zgjedhjeve të mesit të mandatit për në Kongres, beteja e ashpër e konfirmimit të anëtarit të Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh, i ka elektrizuar aktivistët e të dyja krahëve të politikës amerikane. Republikanët thonë se beteja për zotin Kavanaugh i ka forcuar pozitat e tyre, por demokratët thonë se kjo çështje ka shkaktuar zemërim në mesin e votueseve gra.

Pas një beteje të ashpër konfirmimi, betimi i gjykatësit Kavanaugh ishte një fitore politike për Presidentin Trump.

"Në emër të të gjithë vendit, i kërkoj falje Brettit dhe të gjithë familjes Kavanaugh, për dhimbjen dhe vuajtjen e tmerrshme që u detyruat të kaloni,”- tha Presidenti.

Gjykatësi Kavanaugh u konfirmua, megjithë akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale, gjë që ai e mohoi. Tani Presidenti Trump po e shfrytëzon rastin Kavanaugh për të mobilizuar votuesit republikanë për zgjjedhjet e mesit të mandatit.

"Më 6 nëntor, ju do të keni rastin t’i bllokoni demokratët radikalë, se të tillë janë bërë ata, duke votuar për një Dhomë të Përfaqësuesve dhe Senat republikan. Ne do ta shtojmë shumicën,”- tha Presidenti.

Por beteja për zotin Kavanaugh ngjalli zemërim edhe tek demokratët.

Ata protestuan nëpër rrugë, nën brohoritjen e senatorëve demokratë:

"Ne ngritëm zërin e miliona të mbijetuarave nga sulmet seksuale. Nuk prnauam të jemi si gratë që e mbyllin gojën,”- tha zonja Elizabeth Warren, senatore demokrate e Masaçustesit.

Intensiteti i protestave do të shtohet në zgjedhjet e nëntorit, thotë senatorja demokrate Kamala Harris:

"Le ta shfrytëzojmë këtë javë për të fituar më tepër energji, të kemi parasysh se ata mund të kenë pushtetin tani për tani, por ne duhet t’ua marrim.”

Beteja për zotin Kavanaugh mund t’u japë energji të reja të dyja partive në zgjedhjet e nëntorit, thotë analisti Kyle Kondik:

"Ndoshta tek republikanët ka për të mbetur një pjesë e këtij shpirti fitimtar gjatë zgjedhjeve, por përsëri, unë mendoj se kutitë e votimit dhe historia kanë për të treguar, se demokratët janë gjallëruar më tepër për çështjen Kavanaugh e të tjera."

Beteja e zotit Kavanaugh mund të motivojë gjithashtu një grup të rëndësishëm grash votuese, thotë analisti i demokratëve Jim Kessler:

"Ka një grup votuesish, gra në moshë, që i kanë mbështetur republikanët, të cilat tani ato po fillojnë t’i kritikojnë; ndoshat ato kanë për të qenë faktor përcaktues në zgjedhje,”- thotë analisti.

Por për zotin Trump, fokusi tek gjykatësi Kavanaugh mund ta gjallërojë bazën e tij, thotë Frank Newport, i firmës anketuese Gallup.

"Nga anketat ai sheh se përveç bazës së tij, nuk del mirë, prandaj për egon dhe të mirën e tij, vendos që të mbështetet vetëm tek baza e tij, duke ju drejtuar vetëm asaj. Pjesërisht kjo është arsyeja përse ai po vepron kështu,”- thotë zoti Newport.

Rezultati i zgjedhjeve mund të varet nga fakti në se baza besnike ndaj presidentit do të mund t’i bëjë ballë pjesëmarrjes së madhe të votuesve demokratë, duke i çuar një mesazh zotit Trump më 6 nëntor./voa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test