Lirimi i pastorit, reagon Presidenti amerikan

Amerika

Lirimi i pastorit, reagon Presidenti amerikan

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 08:34
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lidhur me shfuqizimin e arrestit shtëpiak dhe ndalesën e udhëtimit për pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, tha se “Lutjet dhe mendimet e mia janë për pastorin Brunson. Shpresoj se së shpejti do të kthehet në shtëpinë e tij”.

Gjykata e Dytë e Krimeve të Rënda në Izmir, në përputhje me vendimin e saj, shfuqizoi arrestin shtëpiak dhe ndalimin e udhëtimit për Brunson dhe duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, vendosi që ai të lirohet.

Trump po ashtu në një postim tjetër nëpërmjet rrjetit social Twitter ka thënë se “ka punuar shumë për Brunsonin”.

Gjykata turke e ka dënuar me tre vite e një muaj e gjysmë pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, i cili deri më tani gjendej në arrest shtëpiak nën akuzat për kryerje të veprave penale dhe të spiunimit në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK. Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat