Trump hedh poshtë ndikimin e hakerëve në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Amerika

Trump hedh poshtë ndikimin e hakerëve në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:49
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë ndikimin e hakerëve rusë në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se numri i tyre ka qenë shumë i vogël edhe se disa prej tyre kanë mbështetur kundërshtaren e tij, Hillary Clinton.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press më 16 tetor, Trump është pytur për rolin e hakerëve për të cilët agjencitë amerikane të Inteligjencës dhe prokurorët kanë thënë të kenë ndërhyrë në zgjedhjet që ka fituar ai.

“A e dini se këta hakerë rusë për të cilët po flisni janë nga Moska? Ata nuk kanë të bëjnë asgjë me mua. Sa persona janë? Vetëm 28?”, është shprehur Trump.

Ai ka thënë se disa prej tyre “e kanë mbështetur Hillary Clinton”, pa dhënë ndonjë detaj shtesë.

Trump po ashtu ka mbrojtur hapat e djalit të tij, Donald Trump Junior, i cili është takuar në qershor të vitit 2016 me një avokate ruse në Kullën Trump, e cila dyshohet t’i ketë thënë djalit të presidentit informacione në dëm të Clintonit.

Mirëpo Trump e ka cilësuar djalin e tij “njeri të mirë” që ka bërë atë që do ta bënte secili ndihmës politik.

Në një intervistë të zgjeruar vetëm tri javë para zgjedhjeve për Kongres, Trump ka thënë se nuk do të pranojë fajin nëse Partia Republikane do të humbë kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se fushata e tij u ka ndihmuar kandidatëve republikanë.

Komentet e tij kanë ardhur pasi demokratja Nancy Pelosi ka thënë më 16 tetor se ajo është e bindur që demokratët do të fitojnë shumicën e ulësve në zgjedhjet e muajit nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat