Avioni i zonjës Trump bën ulje të detyrueshme - Bota Sot
Avioni i zonjës Trump bën ulje të detyrueshme

Amerika

E enjte, 15 nëntor 2018

Avioni i zonjës Trump bën ulje të detyrueshme

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:24
Melania Trump

Avioni që bartte Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, bëri ulje të detyrueshme pasi kabina u mbush me tym.

"Çdo gjë është në rregull dhe të gjithë janë mirë", tha një zëdhënës i Trumpit.

Sipas tij, shkak i incidentit është një "çështje e vogël mekanike".

Gazetarëve në bord iu dhanë peshqirë të lagur "për t'i vënë mbi fytyrë, nëse tymi bëhet shumë i dendur", tha një gazear i NBC-së.

Zonja Trump është dashur të udhëtojë në Filadelfia për të takuar familjet e prekura nga abuzimi me opiod, por avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Merillend, nga ku është nisur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test