Trump për zhdukjen e gazetarit: Mund të sanksionojmë Arabinë Saudite

Amerika

Trump për zhdukjen e gazetarit: Mund të sanksionojmë Arabinë Saudite

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 00:14
Donald Trump

Autoritetet turke vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe të Stambollit, teksa sot kanë marrë në pyetje punonjësit turq në këtë zyrë.

Paraprakisht Turqia pretendon se Khashoggi, i zhdukur më 2 tetor, pasi kishte hyrë në konsullatë për të marrë një dokument martesor, është vrarë dhe trupi i tij është copëtuar, për t’u zhdukur më pas, pro vetë Arabia Saudite mohon këto pretendime.

Shumë vende perëndimore kanë bërë thirrje për një zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes, ndërsa ndaj presidentit amerikan, Donald Trump është ushtruar presion, që të reagojë ashpër ndaj Arabisë Saudite.

Vetë Trump ka kërkuar zbutje të retorikës ditët e fundit dhe u ka dhënë kohë autoriteteve që të zbardhin përfundimin e hetimeve, por sot për herë të parë pranoi se mund të ketë sanksione ndaj Arabisë.

“Duhet të zbulojmë se kush e dinte se çfarë dhe kur do bëhej. Pasi të kuptojmë atë, do të përgatisim reagimin tonë, bashkë me Kongresin e Shteteve të bashkuara. Mund të ketë edhe sanksione, por ky vendim do të merret më vonë, pasi të kemi një pasqyrë të qartë të ngjarjes”, deklaroi Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat