Sonte tërhiqen numrat në llotarinë amerikane, xhekpoti për momentin është 1,6 miliard $

Amerika

Sonte tërhiqen numrat në llotarinë amerikane, xhekpoti për momentin është 1,6 miliard $

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Xhekpoti “Mega Millions” në Amerikë është ngritur në 1,6 miliard dollarë, më i madhi në historinë e Amerikës, pasiqë në tërheqjen e së premtes së kaluar nuk kishte fitues.

Numrat “Mega Million” të premten ishin: 65-33-23-15-70 dhe Mega Ball 7.

Kishte katër fitues të cilat qëlluan pesë numra nga gjashtë, duke fituar kështu secili nga 1 milion dollarë.

Rekordi i mëparshëm i “Mega Millions” ishte 656 milion dollarë, i ndarë nga fituesit në tri shtete në vitin 2012. Fituesi i këtij xhekpoti me vlerë 1,6 miliard dollarë do t’i takojnë para të thata 905 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat