Shpallet fituesi i lotarisë amerikane prej 1.6 miliard dollarë

Amerika

Shpallet fituesi i lotarisë amerikane prej 1.6 miliard dollarë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:53
Mundësia për të qëlluar të gjashtë numrat është 1 në 302.5 milionë

Asgjë nuk mund të jetë më e mirë për dikë në Karolinën e Jugut, pasi që bileta fituese është shitur në këtë shtet.

Sipas Mega Millions, janë në pritje të dhënies së shumës prej 1.6 miliard dollarë me këta numra fitues 5, 28, 62, 65, 70 dhe 5, por është e paqartë nëse ndonjë biletë shtesë përputhet me të gjitha gjashtë numrat në shtetet e tjera.

Për të luajtur në këtë lotari është dashur të paguani 2 dollarë për tiketë dhe mundësia për të qëlluar të gjashtë numrat është 1 në 302.5 milionë.

Mega Millions luhet në 46 shtete të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat