Bombë edhe në redaksinë e CNN në Nju Jork, ndërpritet transmetimi ‘live’

Amerika

Bombë edhe në redaksinë e CNN në Nju Jork, ndërpritet transmetimi ‘live’

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:12
CNN

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur pasi në kutitë postare e ish-presidentëve Clinton e Obama sot u gjetën mjete shpërthyese. Në redaksinë e CNN’it në Nju Jork është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes. Të gjithë punonjësit janë larguar.

Dy gazetarë të CNN ishin në një transmetim direkt kur u aktivizua alarmi dhe të gjithë punonjësit u evakuuan shpejtë.

Në kutinë postare të redaksisë së CNN’it u gjet një mjet i dyshuar shpërthyes.

Mjete të njëjta janë gjetur edhe para shtëpisë së ish-presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë i ka dënuar këto sulme, ndërsa të hënën u raportua se edhe miliarderi George Soros ishte kërcenuar me mjet shpërthyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat