Trump dënon dërgimin e eksplozivëve

Amerika

Trump dënon dërgimin e eksplozivëve

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:02
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sot dërgimin e pakove të dyshimta në shtëpitë e Bill dhe Hillary Clinton, Barack Obama, CNN dhe kompaninë "Time Warner".

Trump shkëmbeu komente në Twitter me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe tha se ai "pajtohet plotësisht", raporton AP.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu lëshoi një deklaratë që dënonte dërgesat e të dyshimta dhe i përshkroi ato si "përpjekje të ulëta të sulmit" dhe "akte frikësuese", duke paralajmëruar se ata që janë përgjegjës do të mbahen si të tillë.

Shërbimi Sekret amerikan, ndërkohë, njoftoi se agjentët e saj zbuluan një paketë që përmban "pajisje të mundshme shpërthyese" drejtuar Hillary dhe Bill Clinton dhe Barack Obama. Ky shërbim nuk tregoi nëse Clinton dhe Obama kishin marrë pakot.

Një zyrtar i paidentifikuar amerikan tha për AP se hetuesit besojnë se pajisja është dërguar në shtëpinë e Clinton në një periferi të New York-ut është e lidhur me pajisjen e cila të hënën u gjet në kompleksin e miliarderit George Soros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat