Shtëpia e Bardhë fton zyrtarisht Presidentin rus Putin në Uashington

Amerika

Shtëpia e Bardhë fton zyrtarisht Presidentin rus Putin në Uashington

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:04
John Bolton

Shtëpia e Bardhë ka ftuar zyrtarisht Presidentin rus Vladimir Putin në Uashington, njoftoi sot Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, duke iu kthyer idesë që u pezullua në muajin korrik, në klimën e zemërimit që shkaktoi në SHBA perspektiva e një takimi të tillë.

"Ne e kemi ftuar Presidentin Putin në Uashington," tha zoti Bolton në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Gjeorgji, pak ditë pas takimit me zotin Putin dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në Moskë.

Ai tha se gjatë vizitës në Moskë i kishte dhënë Presidentit Putini një ftesë për të vizituar Uashingtonin vitin e ardhshëm, sipas Radios Evropa e Lirë.

Nuk është ende e qartë nëse zoti Putin e ka pranuar ftesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat