Personi që terrorizoi Amerikën me pakot-bomba, mund të dënohet me 60 vjet burg

Amerika

Personi që terrorizoi Amerikën me pakot-bomba, mund të dënohet me 60 vjet burg

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:56
Ky person që është identifikuar si Cesar Sayok, u arrestua në Florida

(E plotësuar) - Prokurori i Përgjithshëm i SHBA’së Jeff Sessions tha se personi i arrestuar nën dyshimet për vendosjen e pakove-bombë, ndaj përfaqësuesve të lartë të Partisë Demokratike dhe kritikëve të njohur të Presidentit Trump, akuzohet për 5 krime federale.

Organet e rendit thanë se personi i arrestuar, është Cesar Sayoc, i lindur në vitin 1962 dhe se mund të ketë edhe arrestime të tjera. Ai dyshohet të jetë autor i ngjarjes së dërgimit të pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump.

Sipas policisë, ai është ndaluar në zonën e Majemit, në shtetin e Floridës. Policia tha gjithashtu se ai njeri me të shkuar kriminale. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 58 vite burg.

"Nuk do të tolerojmë shkelje të ligjit, veçanërisht dhunë politike", tha zoti Sessions.

Drejtori i FBI’së Wray tha se shenjat e gishtrinjve në pakon dërguar ligjvënëses demokrate Ëaters i takojnë shtetasit të arrestuar Cesar Sayoc.

Ai tha se mekanizmat shpërthyes të gjetura nuk janë falso.

Presidenti amerikan Donald Trump u zotua të premten se përgjegjësit për dërgimin e pakove të dyshimta ish-presidentin Barak Obama, përfaqësuesve të tjerë të lartë të Partisë Demokrate si dhe kritikëve të tij, do të ndiqen penalisht me gjithë fuqinë që parashikon ligji.

"Këto akte terrorizuese janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në SHBA", tha zoti Trump për një grup të rinjsh që morën pjesë në takimin e udhëheqësve të rinj afrikano-amerikanë në Shtëpinë e Bardhë. "Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që dhuna politike të vendosë rrënjë në Amerikë", tha ai.

Ndërkohë sot janë gjetur tre pako të tjera, me përmbajtje të dyshimtë që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker, ish-drejtorit të Shërbimit të Zbulimit Kombëtar James Clapper dhe senatores Kamala Harris.

Paketa e 11 u gjet në zyrat e një shërbimi postar në qytetin Opa-Locka të Floridës dhe mbante adresën e senatorit demokrat nga New Jersey njoftoi në një postim në tëiter FBI-ja.

Njoftimin për pakon e 12-të e bëri policia e Nju Jorkut dhe në të ndodheshin adresat e ish-drejtorit të Zbulimit Kombëtar James Clapper, si dhe ajo e rrjetit mediak CNN. Zoti Clapper tha për CNN’in se nuk ishte i habitur që ai ishte në shënjestër dhe tha se incidentet ishin "serioze".

***

Një burrë 56 vjeçar është arrestuar në Florida lidhur me rastin e dërgimit të disa pakove me material shpërthyes drejt kritikëve të presidentit amerikan, Donald Trump.

Zyrtarët amerikanë e kanë emëruar të dyshuarin si Cesar Sayoc. Ai përballet me pesë akuza duke përfshirë dërgesa shpërthyese dhe kërcënim të ish-presidentëve.

Presidenti Trump ka thënë se aktet kanë qenë “të neveritshme dhe nuk kanë vend në shtetin tonë”.

Në ditët e fundit, 14 pako janë nisur drejt figurave të larta amerikane, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe aktorin Robert de Niro.

Dy pako tjera janë gjetur në Florida dhe Nju Jork në mëngjesin e së premtes.

Këto incidente kanë ndodhur në vetëm më pak se dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve për Kongresin amerikan dhe situata cilësohet tejet tensionuese.

Zyrtarët për zbatim të ligjit kanë thënë se Sayoc jeton në Aventurë të Floridas. Ai ka pasur lidhje edhe me Nju Jorkun dhe është i regjistruar si republikan.

Në vitin 2002 ai është arrestuar për kryrje të kërcënimeve për sulm me bombë në Majami dhe i është shqiptuar një lirim me kusht lidhur me këtë rast.

Ai ka të kaluar kriminale që daton nga viti 1991 duke përfshirë akuzat për mashtrime.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka përshëndetuar autoritetet e zbatimit të ligjit për arrestim të shpejtë të të dyshuarit.

“Këto akte terrorizuese janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në shtetin tonë”, ka thënë ai.

“Ne do ta ndjekim penalisht në shkallën më të lartë ligjore. Nuk do të lejojmë kurrë që dhuna politike të vendosë rrënjë në shtetin tonë”, është shprehur ai.

***

Një burrë 56 vjeç u arrestua në Florida në lidhje me dërgimin e pakove të dyshimta te kritikët e presidentit amerikan, Donald Trump.

"Mund të konfirmojmë se kemi një person në paraburgim", tha FBI përmes një postimi në Twitter.

Dymbëdhjetë pako me pajisje shpërthyese janë dërguar këtë javë në adresë të figurave të njohura, si ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe aktori Robert De Niro.

Të fundit u gjetën të premten në Florida dhe Nju Jork.

Incidentet vijnë më pak se dy javë para zgjedhjeve për Kongres.

Image
Arrestimi

Trump i ka komentuar disa herë incidentet, por në postimin e fundit në Twitter, ai tha se ato e ngadalësojnë suksesin e republikanëve në votimet e hershme.

Ish-shefi i inteligjencës kombëtare, James Clapper, një nga shënjestrat e pakove të dyshimta, tha se "ky është padyshim terrorizëm i brendshëm".

"Nuk ka dyshim në mendjen time", tha ai.

Të gjitha paketat duket se janë dërguar përmes sistemit amerikan të postës, por asnjëra nuk ka arritur objektivën dhe asnjëra nuk ka shpërthyer.

Image
Automjeti i Cesar Sayok

***

Një burrë 56-vjeçar është arrestuar në lidhje me pakot-bombë që u dërguan ndaj kritikëve të Presidentit Donald Trump.

Sipas CNN, ky person që është identifikuar si Cesar Sayok, u arrestua në Florida. Edhe Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se një person është dërguar në paraburgim.

Mendohet se ky burrë është i dyshuari kryesor për fushatën e pakove-bombë dhe për të shkuar deri te ai janë përdorur provat e ADN-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat