Mllef i thellë pas vrasjeve në Pittsburgh të SHBA-ve

Amerika

Mllef i thellë pas vrasjeve në Pittsburgh të SHBA-ve

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:41
Homazhe për viktimat e Pittsburgh

Një atentator i armatosur është futur në sinagogën në Pittsburgh dhe ka vrarë të paktën 11 persona. Kancelarja Merkel dhe shumë autoritetet tjetëra shprehen të mllefosura me këtë sulm antisemitist.

"Shpreh keqardhje të thellë për të vrarit në Pittsburgh, të cilët sipas të gjitha gjasave janë viktimë e urrejtjes antisemististe", shkruan zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, me kërkesë të kancelares gjerane Angela në Twitter. "Ne të gjithë duhet të jemi së bashku në luftën kundër antisemitizmit - gjtihandej.

Image
Angela Merkel

Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres u ka shprehur familjeve të viktimave keqardhje të thellë dhe ngushëllime.

Antisemitizmi nuk guxon të ketë vend në shekullin 21, shkruan Guterres. Edhe Kongresi Botëror Hebrenj ka denuar ashpër këtë sulm duke e quajtur këtë si "sulm të mjerë". "Ky nuk ëshë sulm kundër hebrenjve por ndaj gjithë Amerikës", shkruan kryetari i WJC Ronald Lauder.

Trumpi paralajmëron masa ndëshkimi

Presidenti amerikan Donald Trump këtë si një "sulm kundër njerëzisë". "Helmi vdekjeprurës i antisemitizmit duhet të luftohet", tha Trump. Ai kërkoi denimi më të shpejta me vdekje të vrasësve dhe ekzekutimin e tyre. "Ata vërtet duhet të paguajnë çmimin e merituar", thotë presidenti amerikan. "Ata nuk duhet të presin me vite e vite."

Image
Presidenti Donald Trump

Trump kërkon që në shërbimet fetare të ketë edhe personel të armatosur të sigurisë. Ata do të kishin mundur të ndalojnë menjëherë atentatorët, mendon Trump.

Ndërkohë personi i dyshuar për këtë sulm është akuzuar në 29 pika. 46-vjeçari nga Amerikan ka vrarë të shtunën gjatë një ceremonie të pagëzimit në sinagogën "Tree of Life" 11 njerëz. Gjashtë të tjerë ka plagosur. Policia e ka arrestuar personin.

Shikuar nga profili i tij në rrjetet sociale mund të konstatohet se ai ka orientime të fuqishme antisemitiste dhe djathtiste. Dëshmitarët thonë se gjatë sulmit ai ka bërë thirrje, se "të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin." Në informacionet e para thuhet se atentatori ka pasur armë me leje./dw

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat