Publikohen emrat e viktimave të sulmit në Pittsburgh

Amerika

Publikohen emrat e viktimave të sulmit në Pittsburgh

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 21:22
Sulmi në Pittsburgh

Emrat e 11 personave të vrarë në sulmin e së shtunës në një sinagogë në Pittsburgh janë publikuar, prej tyre më i vjetri ishte një 97-vjeçar.

Dy vëllezër dhe një çift bashkëshortor janë midis të vrarëve. Gjashtë vetë u plagosën, duke përfshirë katër policë, transmeton BBC.

I dyshuari, Robert Bowers, 46, është në paraburgim dhe përballet me 29 akuza kriminale në atë që mendohet të jetë sulmi më i keq antisemit në historinë e kohëve të fundit të SHBA.

Prefekti i qytetit, Bill Peduto tha se kjo ishte "dita më e errët e historisë së Pittsburgh".

Presidenti Donald Trump e ka quajtur sulmin një "akt vrasjesh masive".

Emrat e viktimave, të cilat janë bërë të ditur nga autoritetet amerikane:

Joyce Fienberg, 75

Richard Gottfried, 65

Rose Mallinger, 97

Jerry Rabinowitz, 66

Cecil Rosenthal, 59

David Rosenthal, 54, vëllai i Cecil

Bernice Simon, 84

Sylvan Simon, 86, bashkëshorti i Bernice

Daniel Stein, 71

Melvin Wax, 88

Irving Younger, 69

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat