Detaje të reja: I arrestuari për pako-bomba në SHBA, i përgatiste ato në automjetin e tij

Amerika

Detaje të reja: I arrestuari për pako-bomba në SHBA, i përgatiste ato në automjetin e tij

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:01
Cesar Sayoc akuzohet për dërgimin e 14 pako-bombave nëpërmjet postës

Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit kanë dhënë detaje rreth hetimit të rastit me pako-bomba që dyshohet se u përgatitën nga Cesar Sayoc, duke shtuar se ai i kishte përgatitur ato në furgonin e tij.

NBC News ka raportuar se i dyshuari nga Florida kishte jetuar në automjetin e tij të tipit Dodge Ram, i cili ishte i veshur me imazhe pro-Trump dhe mesazhe propaganduese të krahut të djathtë.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit vazhdojnë të besojnë se 56 vjeçari, Cesar Sayoc, ka vepruar i vetëm në këtë operacion. Mirëpo hetimet e policisë për të zbuluar detaje të reja janë duke vazhduar.

Cesar Sayoc akuzohet për dërgimin e 14 pako-bombave nëpërmjet postës, shkruan Euronews.

Image

Ai kishte dërguar pako të tilla në adresën e ish presidentit amerikan, Barack Obama, ish sekretares së shtetit, Hillary Clinton, ish zëvendës presidentit, Joe Biden, financierit, George Soros, aktorit Robert De Niro dhe disa personaliteteve të tjera me ndikim në politikën amerikane.

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar mediat amerikane se po e përdorin rastin e të dyshuarit për dërgimin e 14 pakove shpërthyese, politikisht kundër tij.

“Ne jemi duke parë përpjekjet e medieve që po mundohen t’i përdorin veprimet e gabuara të një individi kundër meje dhe Partisë Republikane”, ka thënë Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat